Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka rrëzuar një nga kriteret e Policisë për pranimin e kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë. 

Bëhet fjalë për kriterin e moshës, pasi në njoftimet e bëra më parë vetëm personat deri në moshën 30-vjeçare mund të apikonin për tu bërë polic.

Ndërkohë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kërkon Policisë së Shtetit rrëzimin e këtij kriteri dhe vendosjen e kriterit të aftësisë fizikë për të marrë pjesë në aplikim.