Sot, është dita e dytë që qytetarët e Durrësit qëndrojnë me orë të tëra në radhë përpara prefekturës.
Banorët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nentorit, kanë zënë radhë që në orët e para të mëngjesit për të dorëzuar dokumentacionet e nevojshme për të përfituar dëmshpërblim.
Në fillim ata regjistrojnë emrin tek Pallati i Kulturës e më pas qëndrojnë në pritje me orë të tëra, me shpresën se do t’u thirret emri sa më shpejt.
Procesi i aplikimit vijoi edhe në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, ndërsa e njëjta situatë pritet të regjistrohet edhe mbrëmjen e sotme.
Mësohet se numri i qytetarëve që duan të aplikojnë ka shkuar mbi 1000 persona.





