Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së që të aplikojnë,  një ditë para mbylljes së aplikimeve.

Në një postim në Facebook, ambasada thekson se të gjithë ata që duan të jenë pjesë dhe përmbushin kriteret duhet ta provojnë për të qenë pjesë e FBI-së shqiptare.

“Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu”, shkruhet në postim.