Publikohet procedura e re që duhet ndjekur për aplikimin për leje ndërtimi. Kështu shërbimi elektronik “Aplikimi për Leje Ndërtimi” ofron mundësinë e aplikimit on-line për një sërë kategorish.

“Pasi të jetë kryer aplikimi përmes E-Albania, njoftimi do të kryhet automatikisht nëpërmjet e-mailit. Ofrohet mundësia që përsëri on-line, të ndiqet statusi i aplikimit nëpërmjet shërbimit të gjurmueshmërisë”.

Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për leje ndërtimi nëpërmjet portalit e-Albania për llojet e mëposhtme të lejeve:

a)Aplikim për lëshimin e një leje zhvillimi:

– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;

– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

b)Aplikim për lëshimin e një leje ndërtimi sipas kategorisë duke përfshirë leje për një ndërtim të ri, prishje ndërtimi apo shtesë në ndërtimin ekzistues:

– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;

– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për t’u pajisur me leje për prishje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

-Kërkesë për lëshimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

c)Kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit:

– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;

– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;

-Aplikim për lëshimin e lejes për rishikimin e kushteve të Iejes së ndërtimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

-Aplikim për lëshimin e lejes për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

-Kërkesë për lëshimin e certifikatës së përdorimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);

-Aplikim për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit:

– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;

– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu.

 Aplikimi

Për të aplikuar për nënshkrim elektronik duhet të ndiqen këto hapa:

-Kërkesë nga personi i cili kërkon të pajiset me nënshkrim elektronik drejtuar AKSHI-t (të specifikohet që ky nënshkrim do të përdoret në kuadër të përdorimit në sistemin elektronik të Lejeve të Ndërtimit)

-Plotësimi i formularit të aplikimit (formulari mund të shkarkohet më poshtë)

-Fotokopje e Kartës së identitetit (ID Card)

“Për pyetje lidhur me nënshkrimin elektronik, mund të kontaktoni me e-mail në [email protected]. Për paqartësi lidhur me aplikimin në sistemin e e-lejeve, mund të kontaktoni me e-mail në [email protected]. Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF ose DWG”, thuhet në E-Albania./Scan