Sportelet e aplikimit online “Shtëpia ime”-platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit qëndrojnë të hapur edhe ditën e diel për të gjithë qytetarët e Durrësit që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Janë plot 56 sportele në njësitë administrative, por edhe jashtë tyre ku banorët e Durrësit mund të aplikojnë.

Kujtojmë që orari i sporteleve për aplikimin online është çdo ditë, nga e hëna në të diel, në orën 08.00-18.00.

Bashkia njoftoi të premten se deri në mesditë ishin 2100 aplikime në Durrës, numër ky i cili është rritur gjatë kësaj fundjave.

Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të paraqiten në këto sportele bashkë me dokumentacionin përkatës si; fotokopje të kartës së identitetit, çertifikatë familjare dhe një fotokopje të dokumentit të pronësisë së shtëpisë.