Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë për të udhëtuar në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada ka këshilluar qytetarët të mos mbështeten në agjenci për të plotësuar aplikimin e vizës, pasi kjo mund të çojë në refuzimin e saj.
Ambasada thekson se burimi i vetëm zyrtar për të siguruar vizë është vetë ajo, duke siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe kursimin e parave. “Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para, shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas,” thuhet në njoftimin e Ambasadës.