Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një ftesë për gjithë shqiptarët e interesuar që duan të përfitojnë nga programet mbështetëse në bujqësi.

Me një video informuese, postuar në faqen e tij në “Facebook”, Rama fton të interesuarit të aplikojnë filluar nga 30 nëntori me projektet për zhvillimin e fermës e të ekonomisë në fshat.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë për të përfituar nga programet mbështetëse në bujqësi dhe të aplikoni duke filluar nga 30 nëntori me projektet tuaja për zhvillimin e fermës e të ekonomisë në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.