Ministrja e Ekonomisë së Financave, Anila Denaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19.

Denaj thotë se ndihma ekonomike që do të përfitojnë qytetarët është sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Përmes një postimin në Facebook, Denaj ka treguar edhe mënyrën e aplikimit që bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës.

POSTIMI I PLOTË

Në ndihmë të Qytetarëve dhe Bizneseve

Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19

Ftojmë qytetarët dhe subjektet të përcjellin kërkesën për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës në adresë të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive

Procedurat e mëtejeshme dhe kriteret e aplikimit gjenden në linkun e mëposhtëm 

https://bit.ly/2JzMv7B

Të gjithë bashkë në luftën kundër COVID19
#QëndronëShtëpi.