14 qershor 2015 – Skenë apolitike e kanë quajtur mediat atë që po ndodh në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilis. Si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e stuhishme, u shënuan 12 të vdekur, 3 prej të cilëve punonjës të Kopshtit Zoologjik. Rrethimi i kopshtit u dëmtua duke bërë që më shumë se 30 kafshë të egra e të rrezikshme për njerëzit të dalin në rrugë.

Situata emergjente ka bërë që autoritetet, veç operacionit të shpëtimit të banorëve të merren dhe me gjetjen e kafshëve që kanë dalë në kryeqytet. Skenat që tregohen në video janë të rënda, pasi shikohen në rrugë të lëvizin arinj, krokodilë apo luanë.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”