Grekët po kërkojnë autorët, zjarret që u morën jetën dhjetëra qytetarëve ishin të qëllimshme.

‘Autoritetet greke kanë ‘indikacione serioze’ se zjarret që përfshinë periferinë e Athinës të hënën, duke vrarë më shumë se 80 vetë dhe duke plagosur qindra të tjerë kanë qenë të qëllimshme’.

Deklarata u bë nga Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas, bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Toskas është shprehur se ka paraqitur dorëheqjen, por nuk i është pranuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.