Banorët dhe turistët në Venecia, Itali kanë përjetuar një spektakël të frikshëm natyror në qiell.

Nga fotot e publikuara në medie, duket sikur skena të shkëputura nga një film ku apokalipsi është pranë, kanë mbërritur në qytetin Italian.

Qyteti verilindor i Venecias u godit nga një stuhi e fuqishme duke shkaktuar një hije masive mbi qytet.

Imazhet tregojnë retë gjigande që mbulojnë qytetin përpara nisjes së shiut.

Fotot të sjellin ndër mend një skenë të filmit “Independence Day”, ku anijet gjigande aliene qëndronin mbi qytetet nëpër botë duke lëshuar mbi to një hije të frikshme.