Apple dhe Nokia kanë patur një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e teknologjisë së patentuar të smartphone dhe kanë arritur një “bashkëpunim”.

Në dhjetor, Nokia paditi Apple duke pretenduar se kompania kishte shkelur 32 patenta teknologjike të ekraneve, duke përdorur ndërfaqe dhe kodim video.

Mes 2009 dhe 2011 dy kompanitë ishin në një sërë betejash ligjore mbi patentat për teknologjinë që përdornin në telefonët e tyre. 

Por tashmë dy kompanitë kanë firmosur një marrëveshje që i jep mundësi Apple të përdorë teknologjinë dhe Nokia të marrë një pagesë cash në dorë.

Dy kompanitë nuk kanë bërë të ditur detajet specifike të marrëveshjes financiare, por një analist thotë se bëhet fjalë për miliona dollarë për Nokian.