SHBA – Kompania “Apple” po projekton një pajisje të "zgjuar" në formën e një ore dore, njofton gazeta "The New York Times", duke cituar burime anonime që janë në dijeni të planeve të kompanisë.
"Ora e dorës" do të punojë në bazë të sistemit operativ iOS, i cili përdoret në telefonat iPhone, player-at iPod dhe në kompjuterat tabletë iPad.
E veçanta e kësaj pajisjeje do të jetë ekrani i lakuar – ai do të mbështjellë kyçin e dorës së përdoruesit, thonë informatorët. Ka të ngjarë që për ekranin e saj të përdoret xhami fleksibël Willow Glass, i cili u përpunua në vitin 2012 nga kompania Corning. Mbi funksionet reale të "orës" tani për tani nuk dihet asgjë.