10 shtator 2013- Tashmë të gjithë entuziastët, të pasionuarit dhe “besnikët” e kompanisë Apple u njohën zyrtarisht me pajisjet e reja të gjigantit teknologjik, me iPhone 5S dhe 5C, si dhe me karakteristikat përkatëse të tyre. Në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në më shumë se 100 shtete, “sekretet” e shumëpritura të pajisjeve të reja të Apple u bënë publike, nëpërmjet konferencës së mbajtur më 10 shtator. Kompania pretendon që me këtë gjeneratë të re iPhone-sh, të sjellë një revolucion në botën teknologjike.Së shpejti përdoruesit do kenë mundësitë e para për paraporistje të iPhone 5C, që nga data 13 shtator, pikërisht tre ditë pas prezantimit zyrtar të pajisjes.  Dhe shumë nga risitë e paraqitura në konferencën e Apple si: “Touch ID që lexon gjurmët tuaj të gishtërinjve; iPhoto, që iu mundëson që ta çoni editimin tuaj të fotografisë në nivelin e ardhshëm;  iMovie, që iu mundëson të krijoni filma drejtpërdrejt nga iPadi juaj etj.. do të jenë të prekshme dhe të aplikueshme nga përdoruesit që do të kenë pajisjet e reja në zotërim.Shpresojmë që jo vetëm analistët e teknologjisë të mos zhgënjehen nga produktet e reja të Apple, por ajo që është më e rëndësishme, urojmë që të këto zbulime të kënaqin “oreksin teknologjik” të “besnikëve” të kompanisë Apple. Me mbylljen e kësaj konference, kompania Apple ka mbyllur dhe një kapitull të rëndësishëm në historinë e evoluimit të pajisjeve të saj.Për herë të parë do të lëshohet në Kinë sikur në vendet e tjera. Në dhjetor, pajisja do të jetë në dispozicion për 100 shtete. iPhone 5C do të jetë në dispozicion për të bërë para-porositje më 13 shtator. Që të dy pajisjet do të dalin në shitje më 20 shtator. Ju do të jeni në gjendje që t’i porositni më 20 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Japoni, Singapor, Britani të Madhe. Të gjitha të dhënat e gjurmëve tuaja të gishtërinjve enkriptohen dhe ruhen në çipin A7. Kurrë nuk është i qasshëm drejtpërdrejt nga softueri dhe nuk ruhet në serverët e Apple dhe kurrë nuk vendoset në iCloud. Flashi në iPhone 5S ka dy LED, një të bardhë dhe një prej qelibari. Ai analizon dritën në dhomë, duke rregulluar ngjyrën e flashit sipas nevojës. 5S po ashtu bën stabilizimin automatik të fotografive. Ai fotografon një pamje dy herë dhe kombinon pjesët më të mprehta të të dyjave. Është edhe mundësia për të marrë shumë fotografi përnjëherë. Nëse e mbani gishtin tuaj në buton, ai mund të marrë deri 10 korniza për sekond. Një veçori tjetër e shkëlqyer e kamerës është slow-mo dhe është aplikacioni standard i kamerës, por është një i dytë që iu mundëson të xhironi video sikur kjo. Aplikacioni SloMo mund të incizojë video në HD (720P) në 120 korniza për sekond. 

iPhone 5C ka një dizajn të ri të pabesueshëm, një që është më argëtues dhe me më shumë ngjyra se sa dizajni që kemi bërë më parë. Disa nga ju mund ta keni parë atë në ueb. “Biznesi është bërë aq i madh dhe ne do të zëvendësojmë iPhone 5 me jo një, por dy dizajnë të reja. Tani dua të flas për iPhone. Shumë nga ju mund të keni qenë duke e pritur këtë…Të gjitha falas në çfarë iPadi, iPhone, ose iPod Touch të gjeneratës së pestë. Kur ta hapni pajisjen tuaj të re me iOS 7, me një prekje: bum – të gjitha këto 5 aplikacione (dhe disa shtesë) shkarkohen” Asnjë platformë tjetër nuk ka ndonjë aplikacion të tillë. Ne mendojmë që të gjitha pajisjet me iOS janë bërë edhe më të mira me këto aplikacione dhe pothuajse të gjithë konsumatorët tanë i dëshirojnë këto aplikacione. Kështu që sot, ne jemi duke lajmëruar që jemi duke i lëshuar këto aplikacione pa pagesë.”