Një nga masat më të mira parandaluese për përhapjen e koronavirusit është larja plotësisht dhe rregullisht e duarve për të paktën 20 sekonda.

Në konferencën e saj vjetore, gjigandi i teknologjisë Apple zbuloi një veçori të re për Apple Watch. Risitë e kryera “detyrojnë” përdoruesit që të lajnë duart e tyre për 20 sekonda.

Smartwatch-i më i shitur në botë është i pajisur me sensorë që tregojnë kur një përdorues po i lan duart dhe pastaj fillon automatikisht një llogaritje e kohës, për 20 sekonda.

Apple Watch përdor sensorët e lëvizjes, mikrofonin dhe makinën e pajisjes, për të mësuar automatikisht lëvizjet dhe tingujt e larjes së duarve dhe gjithashtu mund ta kujtojë përdoruesin të lajë duart kur kthehet në shtëpi.

“App Aplikacioni Health”, në iPhone tregon shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e larjes së duarve të përdoruesit, si dhe informacione mbi rëndësinë e larjes së duarve.