Mohamed Salah mund të jetë emri i ardhshëm i madh që do të zbarkojë në Arabinë Saudite, pasi një zyrtar i shquar i këtij kampionati u ka kërkuar klubeve të nënshkruajnë me asin e Liverpulit.

Ylli i Mançester Sitit, Bernardo Silva, mund të jetë i pari që do të bëjë transferimin sipas “CNN Portugal”, që sugjeron se një transferim tek Al-Hilal është fare pranë për mesfushorin portugez. Al Hilal mund t’i sigurojë kampionit të Pep Guardiolës një rrogë prej më shumë se 75 milionë paundësh në sezon.

Por ata që janë përgjegjës në Ligën Pro Saudite nuk duan të ndalen me kaq, ndërsa një zyrtar po synon fort që të vijë edhe sulmuesi egjiptian i Jyrgen Klopit.

Hafez Al-Medlej, një zyrtar që ka mbajtur role me Ligën Pro Saudite si dhe në Konfederatën e Futbollit të Azisë, tha se ajo që po bën Arabia këtë merkato është vetëm fillimi.