Karim Benzema po ndihet i mashtruar nga drejtuesit e Al Ittihad. Ai që dukej si një muaj i përjetshëm mjalti që nga momenti i transferimit të tij në Arabinë Saudite në 2023, u shkatërrua dhe coi në një prishje të raporteve mes klubit dhe sulmuesit, pasi Benzema pretendon se nuk janë mbajtur premtimet që i janë bërë. Gjithçka e ka zanafillën në momentin kur futbollisti dhe klubi nisën bisedimet për rinovimin e kontratës. Pronarët e Al Ittihad i premtuan zgjatjen e saj me kushte të ngjashme e madje dhe më të mira se ajo që ka aktualisht.

Por realiteti është ndryshe dhe propozimi i bërë për rinovimin me Benzema përfshinte një reduktim të ndjeshëm të pagës që përfiton aktualisht sulmuesi francez. Karim Benzema ndihet i poshtëuar nga oferta e marrë që sipas tij nuk respekton as historinë e tij e as të tashmen me skuadrën saudite. Pas një takimi të zhvilluar pasditen e së mërkurës, sulmuesi priste diçka të tille dhe tani ndihet krejtësisht i zhgënjyer, pasi Benzema ka luajtur një rol thelbësor në sukseset e fundit të Al Ittihad, që sezonin e kaluar fitoi kampionatin dhe Kupën, për të ripërjetua triumfe që i mungonin prej 25 vitesh.

Si pasojë e kësaj është refuzimi i Benzema për të vijuar të luajë me klubin saudit, siç informon Santi Aouma. Al Ittihad është larg garës për titull në kampionat, por është totalisht në lojë në Champions League Aziatike. Deri tani në këtë sezon Benzema ka shënuar 8 gola në kampionat, 4 në Kupë dhe 4 gola të tjerë në Championsin aziatik.