Dyshja e mbrojtjes së Teutës, Rustem Hoxha dhe Renato Arapi janë zgjedhur si dyshja më e mirë e vitit 2020 nga “Rtsh”. Pas marrjes së çmimit, të dy futbollistët u shprehën:

“Tërmeti ishte një moment i vështirë, por ia dolëm. Nëse nuk do të kem probleme me dëmtimet, mendoj se nuk do tërhiqem as për vitin tjetër. Çmimi padyshim është për familjen time që më kanë mbështetur gjithmonë”, tha Arapi.

“Tërmeti na rëndoi shumë dhe në ato momente nuk mendonim për futbollin. Erdhi pandemia më pas, një goditje e rëndë, por shyqyr Zotit e kaluam edhe atë dhe nisja e kampionatit ishte shumë e mirë, që na solli edhe sukseset. Goli në gjysmëfinale të Kupës ishte momenti më i veçantë. Shënova edhe në finale, i cili ishte një nga më të bukurit në karrierë. Renato Arapi është partneri më i mirë në mbrojtje dhe kuptohemi shumë mirë. Jam rritur shumë me të.

Këtë vit kemi objektivin madhor, që mezi e presim, siç është titulli. Muçi do thoja që është një nga lojtarët më të bezdisshëm në Superiore. Mendoj që lojtari më i mirë i vitit për arritjet është Batha”, tha Rustem Hoxha.