Teuta iu fal golit të Rubin Hebajt për të marrë tre pikët në Laç përballë bardhezinjve të Josës.
Trajneri i ekipit durrsak, Renato Arapi analizoi fitoren për “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:
“Vinim nga një gjendje psikologjike jo e mirë. Punuam shumë edhe në goditjet standarte, që shënuam. Fushë e vështirë, Laçi ka cilësi, ishte e vështirë, por përgëzoj djemtë, ata treguan angazhim maksimal.
Kemi punuar edhe për fazën e mbrojtjes. Patëm edhe sot probleme, sidomos te mbulimet e sulmuesve kundërshtarë, kështu që duhet të vazhdojmë të punojmë.
Kishim besim, edhe pse e dinim se ishte fushë e vështirë, edhe sepse Laçi vinte nga katër rezultate negative. Të përmirësohemi nga java në javë, pikët janë shumë të rëndësishme”, deklaroi Arapi.