Trajneri i Teutës, Renato Arapi, i zhgënjyer nga humbja me Kastriotin, theksoi që lojtarët e tij duhet të marrin më shumë përgjegjësi.
“Të vjen keq, aq më tepër që e gjitha erdhi si rrjedhojë e gabimeve të njëpasnjëshme. Kështu erdhi goli. U munduam të bënim ndryshime në pjesën e dytë, por nuk morëm atë që prisnim. Ndikon ana psikologjike. Kemi punuar me fazën e sulmit, por duhet më shumë këmbëngulje dhe marrje përgjegjësie.”
Lojtarët me emër: “Kemi aktivizuar edhe lojtarë të rinj për të rinovuar ekipin për vitin tjetër. Kemi cilësi brenda, por duhet të impenjohemi dhe të përqendrohemi, të marrim më shumë përgjegjësi. Kemi rregulluar pësimin e golave, por në situatë standarde nuk ka faj vetëm mbrojtja.”
Reagim i vakët: “Jam i mërzitur, sepse e ndryshuam mënyrën e lojë me dy sulmues në pjesën e dytë, duke u dhënë prioritet krahëve, por nuk u realizua. Ato që kërkuam nuk u realizuan.”