Rikthimi i Renato Arapit pas disa vitesh në Kategorinë Superiore dhe ndeshja e tij e parë me fanellën e skuadrës së qytetit të vendlindjes së tij, nuk i sollën shumë fat Teutës. Në intervistën e tij mbrojtësi e pranoi se ka nevojë për pak kohë për t'u përshtatur.
“Ishte emocionues dhe ishte i vështirë. U bëra 1 muaj i gjysëm që nuk po aktivizohej. As në miqësoret nuk u aktivizuar për shkak të problemeve. E nisëm mirë, shënuam shpejt, e pësuam prap shpejt. Pjesa e para ishte e luftuar dhe e barabartë. Pjesa e dytë më shumë foli për ne. Patëm 2 raste me Prognin. Edhe barazimin mund ta quaj një rezultat pozitiv. Kemi mundësi dhe aftësi për të bërë më tepër. Terreni ishte shumë i rëndë. Është e vështirë me një ekip që mblidhet mbrapa. Nga ndeshja në ndeshje ekipi do përmirësohet, cilësitë i ka brenda. Përshtypja e parë pas rikthimit- Skënderbeu ka pasur shumë kualitete kur kam qenë unë pjesë. Kishin lojtarë që bënin diferencën. Niveli i kampionatit ka rënë disi, por është bërë më i bukur, sepse është shumë i luftuar.Rreshtimi me 3 mbrojtës- U bë kohë që nuk kam luajtur me 3. Që në kohën kur kam luajtur te Skënderbeu. Përshtatja nuk ishte e vështirë, duhet të jemi sinkron. Deri diku shkoi mirë, kemi akoma mundësi të përmirësohemi nëse trajneri vendos të vazhdojmë me 3 mbrojtës.",- tha Arapi.





