Teuta është duke kryer fazën e dytë përgatitore, e cila e gjen në një klimë mjaft të mirë dhe kjo duket nga postimet e futbollistëve në rrjetet sociale.
Renato Arapi, lojtari i durrsakëve, ka postuar në “Instagram”, një foto me Kallakun, ku shkruan: “Ky është ai që ka premtuar të bëjë diferencën këtë vit… Po me një ndryshim që nuk do ketë vetëm pashaportë shqiptare po dhe kroate”
Kallaku është një nga lojtarët më të mirë të Teutës dhe nuk përbën asnjë çudi, nësë ai largohet këtë verë apo në janar, edhe pse i ka premtuar besnikëri Teutës.
Mesazh i koduar ky, që pritet të zbardhet nga zhvillimet në të ardhmen.





