Që ditën e parë kur Renato Arapi zbriti në fushë për të drejtuar Teutën, në skuadër është vënë re një qëndrim plot gjallëri, gëzim, siguri e besim te të gjithë lojtarët. Me këtë lëvizje në drejtim në kampin durrsak po shikojnë edhe anët e mira, si dhe për të mos u trembur nga vështirësitë. Këto tri ditë skuadra ka punuar me optimizëm dhe gjithashtu po e shohin ndeshjen e radhës me pozitivitet.Teuta shpreson që nesër të ruajë vazhdimësinë e rezultateve pozitive ndaj Vllaznisë, ashtu si në fazën e parë teksa barazoi 1-1 më një lojtar më pak. Për sfidën ndaj shkodrane, trajneri Renato Arapi ka disa probleme në debutim.
Mungesë me peshë është ajo e Albano Aleksit, një nga lojtarët kryesorë, i cili duhet të shlyejë kartonin e kuq që mori ndaj Partizanit. Mes optimizmit Teuta vijon përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë.Dje skuadra e zhvilloi seancën e radhës në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. I gjithë grupi ishte në dispozicion të stafit teknik, me përjashtim të mbrojtësit Blagoja Todorovski, i cili vazhdon ende me fazën e riaftësimit. Skuadra gëzon një gjendje të mirë fizike.Ndërkohë, rikthehet në formë optimale mesfushori Asion Daja, i cili ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm që nga fillimi për ndeshjen me Vllazninë. Në ekip ka entuziazëm dhe dukej sikur presioni më në fund ishte ulur. Trajneri vendosi ta bënte nxehjen pa top fillimisht, përpara se çdo ushtrim i skuadrës të kryhej me “sferën” në këmbë.
Dyshja Arapi-Hodo, të cilët njihen për stilin e tyre të lojës me pasime të shpejta dhe pa mbajtje topi të tepërta, u kërkoi vazhdimisht djemve të luanin shpejt dhe saktë.Madje, në një moment kur skuadra po dilte nga direktivat e tij, Arapi e ndali për pak sekonda stërvitjen duke dhënë udhëzime më konkrete. Pas vërshëllimës së Arapit lojtarët zhvilluan edhe një xhiro vrap të lehtë për t’u larguar më pas drejt dhoma të zhveshjes.Renato Arapi ka vendosur që në sfidën me Vllazninë të ketë një skuadër ndryshe.
Me mungesën e sigurt të Aleksit dhe Todorovskin në mëdyshje, trajneri duhet t’i korrigjojë tri repartet.Në stërvitjen e djeshme ai provoi një ekip ndryshe, me Idrizajn në mbrojtje dhe Gjorgiev në sulm, ndërsa mesfusha me Dajën e Akuah si “diga” para mbrojtjes.Më pas pati edhe mundësi dhe Beqajn të tregonte forcën e tij. Gjithsesi, duke parë lëvizjet e Arapit, trajneri do ta nisë me Qirkon në portë, mbrojtja pritet të përbëhet nga Xhekson, Ivanoviç, Selmani dhe Idrizaj.Në mesfushë, Daja, Akuah dhe E.Vila. Sulmi mund të ketë një lëvizje me Kallakun pas dyshes L.Vila-Gjorgiev.