Teuta ndeshjen e fundit të zhvilluar arriti të merrte një tre pikësh të artë për objektivin mbijetesë teksa mposhtën një kundërshtar direkt si Egnatia me rezultatin 3-1 në stadiumin “Niko Dovana”.Së fundmi ka reaguar trajneri i durrsakëve, Renato Arapi me anë të një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka ironizuar me kolegët e tij duke shkruar se vetëm në Shqipëri ndodh që të drejtosh ekip futbolli dhe të dalësh nëpër emisione televizive duke i quajtur për libër “Guinnes”:

“Për libër ‘Guinnes World Records’. Vetëm në Shqipëri ndodh që edhe të drejtosh ekip edhe të dalësh në televizion për të dhënë opinion për ekipet e tjera… edhe flasim pastaj për profesionalizëm… kot s’kanë thënë të parët tanë…‘Graj gomarin tat’. O shqipet e përgjakshme… se ndonjë ditë do t’iu shikojmë duke bërë instalimet e shtëpisë së vetë.”, ishte postimi i Renato Arapit.