Teuta barazoi sot me Vllazninë me shifrat 1-1 në ndeshjen e parë të Renato Arapit në pankinë. 

Në përfundim të sfidës, trajneri i durrsakëve dha mendimet për duelin, duke theksuar se kishte parë një  sinjal pozitiv nga ekipi.

“Sigurisht ka vend për përmirësim. Gjatë këtyre ditëve jemi marrë me pjesën e mbrojtjes. 

Por ka vend për të përmirësuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të punojmë në ketë pjesë. Meqë ekipi ka pësuar gol në ndeshjet e fundit, u munduam që të bënim lojë të ekuilibruar, edhe pse në pjesën e dytë tentuam të fitonim ndeshjen, por si shkoi loja… 

Sigurisht është edhe fat goli nga lojtari që do ndërroja, por na mungoi fati edhe në gjuajtjen më vonë ku mund të shkonim 2-1. Kemi probleme në momente vendimtare dhe do të mundohemi ta rregullojmë në vazhdimësi.

Fakti është që në çdo ndeshje kemi shënuar, ne tentuam ta fitonim ndeshjen se futem lojtarë me tipare sulmuese. U munduam të qarkullonim dhe të merrnim krahët, por nuk ia arritëm. 

Problemi ynë është të bëjmë më mirë në pjesën e mbrojtjes, sot kemi bërë më mirë se herët e tjera, edhe pse sulmuam në pjesën e dytë”, tha ndër të tjera Arapi.