Pasioni i saj për kuzhinën është shumë i madh, kjo është vënë në dukje shpeshherë nga vetë Arbana. Këtë radhë ajo ka bashkuar dy dashuritë në një foto, pasionin për gatimin dhe të birin, Jonin.
“Këtë vit filloi sezoni i japrakut me asistent. Dashuria ime e vogël”- ka shkruar ajo.
Në foto duket Arbana duke gatuar japrak, së bashku me djalin e saj Jonin, i cili deri më tani nuk është prezantuar asnjëherë me fytyrë për fansat e saj. Përsa i përket japrakut, Arbana edhe më parë e ka cilësuar atë si një nga pjatat e saj të preferuara për në pranverë.
Ndërkohë ndjekësit i kërkojnë Arbanës që në foton e radhës të kthejë Jonin me fytyrë nga kamera.
Moderatorja është nj përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, ajo nuk nguron asnjëherë të ndajë me ndjekësit e saj foto nga përditshmëria, qofshin ato profesionale apo familjare.





