Kryebashkiaku Elton Arbana i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit demokrat, Dorian Telitit pas publikimit të denoncimit të këtij të fundit në një familje të Shijakut, e cila pretendon se edhe pse banesa është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti.

Arbana shkruan në një postim në Facebook se “shpifjet e PD me video të sajuara ndaj të prekurve nga tërmeti po bëhen si serial telenovelash me regjisor Berishën dhe protagonistë në terren marionetat e tij.”

Kryebashkiaku thotë se Shpëtim Dollaku ka marrë ndihmë nga Bashkia dhe Grantin e akorduar nga Qeveria Shqiptare për rikonstruksionin e banesave kolektive, ku punimet po bëhen në mënyrë kolektive nga një firmë ndërtimi e përzgjedhur nga dy përfaqësues të banorëve të pallatit.

POSTIMI I PLOTË

DITË E RE, AVAZ I VJETËR!

Shpifjet e PD me video të sajuara ndaj të prekurve nga tërmeti po bëhen si serial telenovelash me regjisor Berishën dhe protagonistë në terren marionetat e tij.

Pas Berishës dhe Boçit po prisnim sajesën e tretë, se kjo është ajo çfarë dini të bëni më mirë.

E ndërsa ju vini vërdallë se ku të sajoni shpifjen e rradhës unë dhe stafi i bashkisë jemi NË PUNË për TË NDIHMUAR këto njerëz që ju i përdorni politikisht.

Ne kemi me fakte TË VËRTETA që ATA NUK JANË VETËM në hallet dhe varfërinë e tyre. Shpëtim Dollaku ka marrë ndihmë nga Bashkia dhe Grantin e akorduar nga Qeveria Shqiptare për rikonstruksionin e banesave kolektive, ku punimet po bëhen në mënyrë kolektive nga një firmë ndërtimi e përzgjedhur nga dy përfaqësues të banorëve të pallatit.

FAKTE

Në foto keni vendimet e miratuara nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Këshilli bashkiak për mënyrën e përdorimit të Grantit të Rikonstruksionit për ndërtesat me njësi banimi pallat, ku përfiton dhe qytetari në fjalë.

Në mbyllje dhe një video që tregon bllofin e tretë të PD