Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, mbajti takimin e radhës me banorët e zonës së “Dushkut”, ku prezantoi një prej kandidateve për Këshill Bashkiak të zonës dhe gjithashtu shpalosi programin për 4-vitet e ardhshme.
“Kam një lajm për ju! Kemi përfunduar dhe projektin për argjunaturën e lumit Erzen. Është një vizion për të krijuar një shëtitore dhe ngritja e një argjinature të sigurtë për familjet që jetojnë pranë. Sapo të fitojmë zgjedhjet, muajin e parë do të shkoj vet tek dera e kryeministrit dhe do i kërkoj të nisim menjëherë punën.”
Fokusi tek të rinjtë është një tjetër vizion i realizuar deklaron Arbana, duke i bërë që dhe mosha mesatare e të punësuarve në administratë të ketë ndryshuar në vitet e fundit, sakaq një tjetër pikë e rëndësishme që pritet të trajtohet me vëmendje të shtuar, është dhe manxhimi i mbetjeve urbane.
“Tashmë mosha mesatare në administratën e Bashkisë së Shijakut është 32.8 vjeç, pra nga 47 është ulur në 32.8 vjeç.
Pas datës 15, personalisht puna ime e parë është menaxhimi i mbetjeve urbane.”
Ndër të tjera Arbana ftoi qytetarët për të bërë mbjelljen e pemëve në vazhdën e fushatës së shtimit të gjelbërimit në qytet.