Shtatzënisë i ka ardhur fundi dhe Arbana Osmani ka sjellë në jetë vogëlushin e saj. Lajmin e ka ndarë Eduart Grishaj, me anë të një postimi në Instagram.
Eduarti ka publikuar një foto, ku shihet me të voglin në krahë. “Lindi Dielli”, ka shkruar ai, ndërsa urimet kanë qenë të shumta. Vetë Arbana nuk ka postuar ende ndonjë dedikim për djalin, por me siguri do të shohim të reja në vijim.





