Tiranë, 23 prill 2014 – Megjithëse është e angazhuar në prezantimin e përjavshëm të reality show Big Brother,  Arbana Osmani, ka gjetur kohën për të kaluar disa ditë pushimesh të paharrueshme në Paris.

Duket se vizita në kryeqytetin francez i ka bërë shumë përshtypje prezantueses së njohur, e cila është shprehur kështu në Instagram, ndërsa ka postuar një foto nga qëndrimi i saj aty.

“This city has my heart” (Ky qytet më ka rrëmbyer zemrën), shkruan Arbana në profilin e saj. Duket se qëndrimi në kryeqytetin francez dhe marrja e rrezeve të diellit të kësaj pranvere po e relaksojnë siç duhet Arbanën dhe po e përgatisin për spektaklin e rradhës së Big Brother Albania.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/