Prej kohësh Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë konfirmuar zërat për lidhjen e tyre romantike, përmes fotove që postojnë nga vendet e përbashkëta!
Dhe duke qenë se ata janë gjithë kohës bashkë, ndjekësit i kërkojnë Arbanës më shumë foto me Eduartin.
Së fundmi, ajo ndodhet në Itali, ku po shijon natyrën e mrekullueshme malore bashkë me Eduartin.
Në një postim të bërë nga Italia, një ndjekëse i ka kërkuar Arbanës të publikojë më shumë foto me Eduartin. “Po nxirreni dhe një foto bashkë me Eduartin”, i shkruan komentuesja.
Dhe si asnjëherë më parë, Arbana ka kthyer këtë përgjigje:
“I kemi për vete!”
Ata janë parë shpesh së bashku në të njëjtat vende, por edhe kanë bërë vazhdimisht komente ngacmuese e dedikime të veçanta për njëri-tjetrin në Instagram.





