Moderatorja Arbana Osmani së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin Eduart Grishaj.

Arbana nuk ka preferuar të ekspozojë barkun e rrumbullakosur në publik apo të komentojë shtatzëninë e saj.

Mirëpo, sot teksa një ndjekës në Instagram e këshillon moderatoren në lidhje me ushqimet që ajo nuk duhet të konsumojë prej shtatzanisë, Arbana ka sqaruar se  jo të gjitha ushqimet që gatuan janë për atë.

Moderatorja tregon se e di çfarë është e shëndetshme për të dhe bebushin gjatë kësaj shtatzënie, dhe se preferon që këtë rrugëtim kaq të bukur ta mbajë privat.

“Duke ju falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesjen, më duhet t’ju them që jo çdo gjë që gatuaj e konsumoj unë. Shpeshherë (e sidomos tani), gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë të cilët nuk do t’i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose që mua nuk më pëlqejnë. Më besoni që do isha shumë e mërzitshme nëse do publikoja vetëm gatimet e mia “të shëndetshme” (dhe kalorike) që po ha këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat, edhe sa i takon ushqimit. Besoj që çdo nënë e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për fëmijën që do sjellë në jetë. Ju dua.”– shkruan Arbana në InstaStory.