Arbana Osmani do të rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo në një prononcim për “RTV Dukagjini” në Kosovë gjatë hapjes së restorantit të saj të ri në Prishtinë.

Ajo tha se do të rikthehet me patjetër në sezonin e ri televiziv, duke mos përjashtuar mundësinë që të vijë në një format Big Brother.

“Patjetër. Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”, ka deklaruar ajo.