Prezantuesja e Top Channel, shumë e dashur për publikun, ka guxuar jo pak, duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e saj.

Përtej elegancës që shfaq në emisionin "Në 1 Javë", Arbana Osmani është prezantuar së fundi, si një gangsta. Xhupi i lëkurës, tipik për motoristë dhe flokët mbledhur pas kokës me gërsheta, i japin 32-vjeçares një imazh, të ashtuquajtur, mashkullor.

Pavarsisht tjetërsimit në pamje, Arbana, duket se është pëlqyer menjëherë nga ndjekësit në IG.