Prezantuesja e famshme Arbana Osmani e ka shfaqur gjithmonë pasionin e madh që ka për gatimin, madje edhe në profilin e saj në Instagram fotot që dominojnë janë ato ku Arbana shfaqet duke gatuar…

Megjithatë, askujt deri tani nuk i kishte vajtur mendja se një ditë moderatorja e dashur do të mund të shkruante një libër me receta gatimi. 

Po ja që ky lajm është i vërtetë dhe përtej çdo pritshmërie, Arbana pritet të publikojë shumë shpejt librin e saj të recetave.

Surpriza është bërë e ditur nga miku i saj i ngushtë, prezantuesi Ledion Liço, i cili në postimin e radhës në Instagram ka shkruar:

“Shkoj tek Arbana Osmani dhe e gjej tavolinën ndryshe nga çdo herë tjetër. Ka nisur vërtet puna për librin gatimit. 

Të kesh një njeri kështu në jetë, është e pamundur të mos e frymëzohesh çdo ditë”, ka përfunduar Liço… 

“Summer Pages” i uron suksese Arbanës në sfidën e radhës, me bindjen e plotë se do të bëjë ‘boom’, siç gjithmonë ajo di të bëjë…