Moderatorja Arbana Osmani sapo ka njoftuar se do të rikthejë në ekran emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’.
Ky do të jetë sezoni i dytë që Arbana do të shfaqet me këtë format televiziv.
‘Dua te te bej te lumtur rikthehet ne ekranin e Top Channel.’-ka shkruar Arbana krah videos.
Para pak ditësh, ajo dha sinjalet e para të rikthimit dhe mes urimeve kishte dhe persona që iu trembën rishfaqjes së saj në ekran.
Ishte pikërisht Ermal Mamaqi ‘rivali’ i saj mediatik i cili u ndie i surprizuar nga rikthimi i saj.