Të ftuar në "100 milionë" Arbana Osmani dhe Alban Dudushi të cilët thanë se kishin shkuar me qëllimin që nëse fitonin paratë do t'i dhuronin për familjet e përmbytura, kanë zbuluar një lajm të bukur.

Arbana Osmani i dhuroi Eno Popit një biberon duke dhënë lajmin se ai së shpejti do bëhet baba për herë të parë.

"Mirëseerdhe në klub", i tha Alban Dudushi – Enos ndërsa ky i fundit i tha Arbanës ta vendosë ajo emrin e vajzës që do vijë në jetë, duke zbuluar kështu edhe gjininë e fëmijës.