Angazhimet mediatike i kanë mbajur larg njëri-tjetrit miqtë e vjetër.

Tashmë me anë të një fotoje plot mall, Arbana Osmani ka treguar publikisht se i mungon koha e shpenzuar mes miqve të saj.

'Më mungoni' shkruan Arban në foton ku duket në shoqërinë e Eno Popit dhe Xhemi Shehut.

Katërshja e pandarë tashmë është reduktuar në tre. Vite më parë në shoqërinë e tyre dhe në postimet e vazhdueshme ishte dhe Ledion Liço.