Vetëm një javë më parë pasi u “masakrua” nga ndjekësit e saj lidhur me veshjen, moderatorja e Big Brother Albania, Arbana Osmani, tha se nuk do të vishte më minifunde.

Dhe jo vetëm kaq, ajo e përforcoi “premtimin” e saj, duke thënë se është nëna e një djali dhe është gati 3-4 vjeç.

Mirëpo, duket se nuk e ka mbajtur “premtimin” e dhënë, ose më tepër ai ka qenë ironik. Sonte ajo është shfaqur me një fustan të shkurtër ngjyrë portokalli, dhe të hapur në pjesën e gjoksit.