Kanë, 20 maj 2014 – Arbana, Xhemi dhe Ledioni po ndjekin parakalimin në tapetin e kuq të yjeve të kinematografisë në festivalin e filmit në Kanë. Tre prezantuesit kanë ndjekur disa premiera si dhe kanë qenë të pranishëm në disa konferenca për shtyp. Ata do të përgatisin një special që pritet të transmetohet në Top Channel ditën e dielë.
Ata kanë intervistuar disa aktorë dhe personazhe të njohur si dhe kanë postuar foto duke ndarë këtë eksperiencë me ndjekësit e tyre në Istagram.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





