E ftuar në “Wake Up” ditën e sotme, Arbana Osmani foli për këtë periudhë të ngarkuar me punë, duke qenë se aktualisht po punon për Festivalin e Këngës, nisjen e edicionit të dytë të Big Brother VIP, si dhe po mbështet partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, në promovimin e filmit të tij, Sofia.

Moderatorja u ndal të fliste edhe për Big Brother VIP, duke zbuluar disa detaje për kastin e këtij viti.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse i pëlqenin personazhet, jo skandalet.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, -u shpreh Arbana.

Thuhet se Big Brother VIP Albania 2 do të nisë më 24 dhjetor, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data.