Arben Ahmetaj i cili është ish-funksionari më i lartë shtetëror i cili është marrë i pandehur nga prokuroria e posacme rezulton se prej 20 shtatorit të vitit 2023 ka statusin e azilkërkuesit në shtetin e Zvicrës.
Dokumentat tregojnë se ai është mbajtës i kësaj leje qëndrimi në këtë shtet deri me datën 9 Janar të këtij viti.
Të dhenat flasin se ai ka dhënë të njejtën adresë banimi në dokumentat për plotësimit si të bashkjetueses së tij Erjola Hoxha.
Sipas Ora News, një tjetër e dhënë që del nga prokuroria e posacme mbi ish-zv kryeministrin Ahmetaj që sipas policisë atje ai ka një indentitet të dytë.
Ky identitet sipas raportit të siguruar ka të njëjtën emër dhe mbiemër por ndyshimi qëndron pikërisht tek ditëlindja e Arben Ahmetaj.
Në shkresën me identitet të dytë rezulton se ditëlindja 27 qershor 1969 në vend të datës 28 qershor datë kjo e lindjes së tij.