Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Ahmetaj është marrë zyrtarisht i pandehur për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.
Ndërkohë akuzë zyrtare u ka komunikuar edhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes Albina Mançka.
Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin e inceneratorit të Elbasanit.
Kujtojmë që Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërkohë që organi akuzës ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve të tij.





