Nga Myzejen Konduri

Emrin e Arben Babametos, e keni dëgjuar vetëm si biznesmen elitar i firmes se mirënjohur “TEUTA”, me qendër në Durrës…Atë e kemi parë me bashkëshorten e tij Eleni Babameto në krah, njëra nga 10 gratë më të fuqishme të vendit, dashuria e jetës së tij. Me 2 djemtë që e kanë bërë krenare, që përtej statusit, e njohin si njeri të mirë, të zellshëm, fjalëpakë e punëshumë. I ndjeshëm ndaj problemeve te komunitetit dhe i çmuar ne rrethin e Miqësisë, por pak i dinë kuotat e tij. Në ylberin e vlerave, zemra e tij është gdhendur shumë bukur, mes shkronjave, formulave e grafikave te librit te tij “FIZIKA NË PROBLEMA” ( ide të mëdha të shprehura thjesht), që i jep frymë aftësisë së tij, për të folur veçanërisht me lexuesit, me gjuhën e formulave e grafikave, për të cilët është përgatitur të thotë: Do të sjell pranë jush vlera me mendimet që do të thurin shkronjat.

Jam e bindur se sapo te merni librin e shkruar prej Arbenit, me nje pune 3-vjeçare, ku parathënia e autorit është koncentrat i ndërgjegjësimit intelektual, për boshllëqet në arsim dhe ai që është patriot, reagon. Ky botim ndihmon për të plotësuar nivelin e dijeve të maturantëve e studentëve të viteve të para. Altruisti Arben Babameto, do ia dhurojë këtë botim, të gjithe mësuesve e pedagogëve të Fizikës në të gjithë trevat shqiptare. Njohuritë teorike, njohuritë ndihmëse matematikore, ushtrimet e problemet, ku përmbajtja e lëndës me një pasqyrë të ndarë në kapituj, lehtëson dukshëm orientimin e lexuesit.
E kalova për 2 ditë fletë me fletë librin. Tek e lexoja, pashë profesionalizmin e mençurinë e trajtimit e shtjellimit të mrekullive e formulave magjikë të Fizikës, alternuar me ilustrime të dukshme e mjaft të detajuara.

Në kujtesë të mbetet tematika e trajtuar që shoqërohen me foto e duke ndjekur kriterin tematik, dituria e mësuesit, altruistit, Ben Babameto bërtet: Mësoni! DIJA u shërben të gjithëve. Kapërceni veten me misionin e së ardhmes dhe arrini majat!

Autori, duke kaluar caqet e mesuesisë, të magjeps me trajtimin e temave të mësimdhënies. Duke ditur dhe vështirësitë e formulave të panumërta, besoj se maturantët & studentët, do t’i qepen përvetësimit e plotësimit të dijeve, që të përtërijnë jetën tonë sot dhe në të ardhmen. Ky libër tepër koherent, ku ndryshimi i sistemeve me të rejat e kohës, kerkon që mësuesit, pedagogët, maturantët e studentët, të perballin të ardhmen me kërkesat në rritje të kohës.

Vetëm prezenca figurative e një biografi e shkurtër, por tepër sinjifikative e Arkimedit, Blez Paskalit, Robert Boyle, Jacque Charles, Andrei Celsius, Wather Hermann Nernst, Aleksandër Volta, Tomas Alva Edison, Andre- Marie Ampere, Wilhelm Conrad Rontgeb, Marie & Pierre Curie, etj. që me zbërthimin e enigmave, këta personalitete të Shkencës, bënë të nesërmen, në funksion të zhvillimit e jetës së njerëzimit.

Rezonanca e arritjeve të tyre, do të bëhen frymëzues për lexuesin që u është drejtuar. Kjo kohë në sistemin arsimor, mendoj se ka nevojë për libra të tillë. Duhet të ngulmojmë ta mësojmë me vlera brezin e ri.

Dua të evidentoj dhe Redaktorin e këtij libri të mrekullueshëm z.Dragan Gjikondi, që ka ditur të mbajë e të ruajë treguesit e dëshiruar prej autorit e organizimin perfekt të materialeve.

Më duket shumë e përgjegjshme dhe meriton lëvdata për botimin e këtij libri sa ndihmës & plotësues, aq dhe edukativ, nga Shtëpia Botuese, “INFOBOTUES”. Kopertina, letra e zgjedhur, shkrimi e faqosja, ka shënuar një sukses në botimet e tyre.

Me ndjesinë që kundrejt të vërtetave e vlerave të Librit të parë, të ndërtuar mjeshtërisht, jo sipërfaqësor e përqëndruar në synimet e autorit të nderuar, Arben Babameto, ka sjellë novacion me fuqinë e dijeve, përtëritjes së materies së mësimdhënies që të shtyn drejt horizontit të ekselentëve, duke shkundur përgjumjen e disa sektorëve. Autori do të shkëlqejë dhe vetveten me botime të tjera…që me siguri po formësohen…suksese o mik !