Aktori Arben Derhemi u ka dhënë shqiptarëve pak ditë më parë një lajm që e prisnin prej kohësh.

Ai ka publikuar një foto me Robert Ndrenikën, dhe ka paralajmëruar se seriali “Njerëz dhe fate” do të rikthehet në ekranet e shqiptarëve.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..”, ka shkruar Arben Derhemi dhe ky ishte i vetmi informacion që ai dha për ndjekësit.

Lajmi u prit me entuziazëm, por kurioziteti është i madh. Pyetje të shumta ksihte edhe për “Didin”, një nga personazhet me më shumë ndikim në serial edhe pse ishte në rol negativ.