22 shtator 2014 – Arben Doga, 53 vjec lindur në Tiranë dhe emigrant në qytezën e Barcelona Poco di Goto ( Barcellona Pozzo di Gotto) në Sicili vrau duke e goditur me kazëm një Maroken, 36 vjecar natën duke gëdhirë 21 shtatori. Plagët e marra në qafë dhe në kokë i shkaktuan vdekje thuajse të menjëhershmë Marokenit.

Arben pasi e kuptoi, që karabinierët e kishin identifikuar dhe po e kërkonin me ngulm për ta arrestuar, u vetëdorëzua në karabinieri. Arbeni dyshohet se e ka kryer vrasjen për motive pasionale, për më tepër që ai ishte grindur edhe më parë me viktimën.

(Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah)