Arben Kraja do të jetë kreu i SPAK-ut. Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme arriti të merrte 6 votat që i duheshin nga anëtarët e KLP-së për të marrë këtë mandat për një afat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. Pro tij votuan Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.

Sa i përket dy kandidatëve të tjerë në garë, Altin Dumani mori katër vota, ndërsa Edvin Kondili vetëm votën e kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi.

Me zgjedhjen e kryetarit dhe me betimin e 8 prokurorëve te Presidenti i Republikës, tashmë ngritja e SPAK është përfundimtare dhe institucioni do të fillojë menjëherë nga puna.

SPAK

Kryetar – Arben Kraja

Anëtarët – Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.