Arben Shuaipi, burri i këngëtares vlonjate Maja shoqëronte italianin Azzola
DURRËS, 7 nëntor 2014 – Arben Shuapi, burri i këngëtares folk Maja ka qenë prezent në momentin e krimit, së bashku me italianin 53-vjeçar Azzola dhe është shoqëruar si dëshmitar në polici. “Sherri mes dy grupeve të të rinjve ka marrë një kthesë për keq. Kështu që unë dhe Paolo vendosëm të largoheshim. Azzola kishte çelësat e makinave në dorë, unë lëviza për momentin për të shkuar në tualet. Kur kam dëgjuar të shtëna, unë nxitova të kërkoja mikun tim. Në këtë masakër u përfshi edhe ai, ku u godit nga një plumb në zemër”. Kjo ishte dëshmia e Arben Shuaipit, bashkëshortit të këngëtares Maja, i cili jetoi për disa kohë në Itali, ku kishte filluar një biznes në industrinë e ndërtimit. Ai e kishte takuar Paolo Azolën para dy vitesh dhe kishin lëvizur përgjithmonë në Shqipëri, për të hapur biznes. Të hënën në mbrëmje, ata ishin në ambientin që frekuentonin shpesh, ku luhej muzikë live. “Rastësisht e kemi gjetur veten në mes të masakrës. Ne ishim duke pirë për qejfin tonë dhe nuk kishim lidhje me këtë ngjarje”, mësohet se ka thënë Shuaipi.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përplasi për vdekje një 19-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori
BIRN: Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me një automjet të parkuar, përfundon i përmbysur në rrugë
“21 Janari”/ Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK





