Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!
Dyshja, e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.
“Iconstyle.al” ka siguruar foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ku Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.
Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.
Sot, Arbenita iu përgjigj të gjitha kritikave për martesën e shpejtë me Feron me një postim në InstaStory.
“Dikush nuk u shkollua fare, por u bë milioner në moshën 21-vjeçare. Dikush u martua 20 vjeç, por u divorcua 5 vite më vonë. Dikush u martua në moshë 33-vjeçare dhe gjeti dashurinë e përjetshme. Njerëz të ndryshëm, probleme të ndryshme e histori të ndryshme. S’je vonë, s’je herët, je në kohë!”– ishin fjalët e postimit me të cilat la të kuptohet se mosha për ta s’do të thotë asgjë.





