Arbër Hajdari ditën e djeshme është bërë baba i një vajze.

Lajmin e gëzueshëm Arbri e ka ndarë me ndjekësit e tij nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Përkrahë fotografisë ku shfaqet me të voglën e tij ai shkruan: Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falënderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë.

Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes.”